Mbështete QuranTopics
QuranTopics është një projekt inovativ edukativ që synon ta bëjë më të lehtë kuptimin përmbajtësor të Kur'anit.
Nëpërmjet qindra temave të përpunuara nga Kurani, përdoruesi lehtësisht mund të përqendrohet tek ajetet që ndërlidhen me tema të ndryshme dhe ta studiojë mesazhin e tyre në mënyrë të qartë dhe të strukturuar.
Shembulli i atyre që shpenzojnë pasurinë e tyre në rrugën e Allahut është si një farë gruri që mbin shtatë vesh, në çdo vesh ka njëqind fara.
Projekti aktualisht është i qasshëm në shqip, anglisht, turqisht dhe boshnjakisht, kurse më vonë edhe në gjuhë të tjera botërore me qëllim që sa më shumë njerëz të kenë mundësi të afrohen dhe të lidhen me Kur'anin.
Kontributi juaj ndihmon në zhvillimin, mirëmbajtjen dhe përhapjen e këtij projekti.
Mbështete QuranTopics dhe bëhu pjesë e një projekti që synon ta bëjë Kuranin më të kuptueshëm dhe më të qasshëm për të gjithë!